Site icon PrishtinaPress

Rikthehen rastet me COVID-19 në ShBA, ekspertja e shëndetit tregon se a ka vend për shqetësim

Rastet me COVID-19 janë rritur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizitat në departamentin e urgjencës të lidhura me COVID-19 kanë qenë në trend prej javësh, sipas Qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri më 6 korrik ka pasur një rritje prej 23,5 për qind të vizitave emergjente për COVID-19 krahasuar me një javë më parë.

Ekspertja e shëndetit në CNN, Leana Wen, e cila është mjeke dhe profesoreshë në Universitetin “George Washington” ka treguar se duhet të shqetësohen njerëzit për infeksionin COVID-19 tani që ka një rishfaqje të rasteve në ShBA.

Ajo është shprehur se bazuar në të dhënat e publikuara nga qendrat e lartëpërmendura, ShBA-ja është në mes të një vale verore të infeksioneve me këtë virus.

“Kjo nuk duhet të jetë një surprizë. Që nga fillimi i pandemisë, ne kemi parë valë të shumta infeksionesh çdo vit, duke përfshirë të tilla që arrijnë kulmin në verë. Kjo mund të jetë për shkak të rritjes së udhëtimeve si dhe më shumë njerëzve që mblidhen në ambiente të mbyllura për shkak të motit të nxehtë”

“Të shqetësuar duhet të jenë personat më të moshuar, ata me sëmundje të zemrës, mushkërive e veshkave. Ata duhet të sigurohen që janë të vaksinuar dhe të marrin masa si maskimi në hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz ose të përpiqen të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura me shumë njerëz”, është shprehur ajo.

Ëen e pyetur nga CNN se çfarë duhet bërë për t’iu shmangur COVID-it, u shpreh se para vizitës tek ndonjë person me probleme shëndetësore, është mirë të shmangen pjesëmarrjet në ambiente me shumë njerëz.

Ajo gjithashtu foli edhe për testet, duke i konsideruar si një opsion, por tregoi edhe se cilat janë më të sakta dhe cilat më pak të tilla, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Një gjë për t’u marrë parasysh është të zvogëloni mundësinë e infeksionit përpara se të vizitoni një familje ose mik që është më i ndjeshëm. Një javë para ose më shumë para asaj vizite, ju mund të shmangni tubimet e brendshme dhe të mbani maskën gjatë transportit publik dhe në hapësira të tjera të mbushura me njerëz. Marrja e një testi të shpejtë pak para vizitës mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun për të infektuar atë person të ndjeshëm”

“Testet e shpejta në shtëpi nuk janë aq të sakta sa testet laboratorike PCR, por ato janë një mënyrë e përshtatshme për të kontrolluar COVID-19. Njerëzit që kanë simptoma mund ta bëjnë testin e shpejtë. Nëse fillimisht është negativ, duhet bërë sërish një ditë pas, për t’u siguruar. Mos harroni se ky test kërkon vetëm koronavirusin. Ju mund të keni një nga një mori virusesh të tjera që shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes”, u shpreh ajo.

Duke qenë se gjatë verës edhe udhëtimet janë më të shpeshta, Wen për CNN tregoi edhe se çfarë duhet bërë për të reduktimin e rrezikut gjatë tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Maskohuni gjatë hipjes në aeroplane dhe trena përpiquni të darkoni jashtë dhe jo në ambiente të mbyllura kur është e mundur. Merrni me vete teste të shpejta”, tha ajo.

Ajo tha se një formulim të ri të vaksinës kundër COVID-19, e cila sipas saj më së largu do të mund të shfrytëzohet në shtator, e cila sipas rekomandieve duhet të merret nga personat e moshës mbi 6-vjeçare.

Tutje, ajo u shpreh se derisa shumë njerëz mund të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre gjatë kësaj vale të COVID-it, njerëzit që janë të ndjeshëm mund të marrin masa paraprake për t’u kujdesur për shëndetin e vet.

Exit mobile version