Site icon PrishtinaPress

Rikthehen pritjet në pikat kufitare, një orë te Dheu i Bardhë e nga 30 minuta në Merdar dhe Muçibabë

Mërgimtarët ndryshe nga mëngjesi i hershëm, tani janë duke pritur deri në një orë për të hyrë në territorin e Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.

Më së shumti pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 1,000 metra, teksa pritjet janë deri në një orë.

Ndërkohë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë dhe në Muçibabë, ku pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikët tjera kufitare situata është e qetë, ku pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Ndryshe, në orët e para të këtij mëngjesi sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet silleshin nga 10 minuta.

Exit mobile version