6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehen nga Ishujt Falkland ushtarët e FSK-së, priten nga familjarët dhe ministri Mehaj

Ushtarët e FSK-së, të cilët ishin tashe dy muaj të bashkëvendosur me ushtrinë britaneze në Ishujt Falkland, janë rikthyer sonte në Kosovë.

Ata u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga familjarët e tyre, gjenerali Bashkim Jashari dhe minstri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Bashkë-vendosjet e FSK-së me ushtritë e shteteve partnere, duke përfshirë këtu edhe bashkë-vendosjen tonë në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s, rrisin aftësitë operacionale të ushtarakëve tanë të cilat do u shërbejnë më pas për shërbime të mundshme në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqeruajtjes” shkroi Mehaj në Facebook.

Ai shtoi se “rezultatet pozitive të ushtarakëve tanë nuk janë krenari vetëm për familjarët e tyre të cilët sot i pritëm me shumë emocione bijtë, bijat e bashkëshortët e tyre, por gjithashtu është krenari për gjithë popullin që sheh të rinjtë e këtij vendi teksa bartin aq denjësisht uniformën me shqiponjën dykrenare.”

Ky është postimi i plotë i ministrit:

Tani, në këto orë të vona, së bashku me Gjeneral Bashkim Jasharin, pritëm ushtarakët tanë të FSK-së, të cilët për më tepër se dy muaj ishin bashkëvendosur me ushtrinë britaneze në Ishujt Falkland.

Bashkë-vendosjet e FSK-së me ushtritë e shteteve partnere, duke përfshirë këtu edhe bashkë-vendosjen tonë në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s, rrisin aftësitë operacionale të ushtarakëve tanë të cilat do u shërbejnë më pas për shërbime të mundshme në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqeruajtjes.

Aftësitë e përfituara në trajnime të tilla përfshijnë zhvillimin e liderit, ndërveprueshmërinë e forcave, mësimet në logjistikën e vendosjes, fushën e mjekësisë dhe aspektet e ndryshme ligjore të shërbimit larg shtëpisë.

Rezultatet pozitive të ushtarakëve tanë nuk janë krenari vetëm për familjarët e tyre të cilët sot i pritëm me shumë emocione bijtë, bijat e bashkëshortët e tyre, por gjithashtu është krenari për gjithë popullin që sheh të rinjtë e këtij vendi teksa bartin aq denjësisht uniformën me shqiponjën dykrenare.

Çdo trajnim i përbashkët me aleatët tanë do të thotë më shumë përgatitje, ushtri më profesionale, dhe disa hapa të tjerë më afër synimeve tona si shtet për anëtarësim në aleancën e madhe të NATO-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img