0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rike Roҫi: Ja për ҫfarë më bëjnë më shumë komplimente

Për modelen Rike Roҫi, e cila u bë e njohur në Shqipëri pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ka nisur një jetë tjetër pas famës si tifozja më seksi e ‘Euro 2016’.
Jo vetëm sepse ka qenë më e angazhuar në intervista e programe televizive, por gjatë kësaj kohe ka nënshkruar edhe kontrata të reja me kompani modelingu, sesione fotografish etj, shkruan ‘Class’. Vetëm në pak orë pasi u shndërrua në fytyrën më të preferuar të fansave të futbollit nëpër botë, e sidomos për italianët, shumë shpejt Rikja u vu në qendër të të gjitha mediave nëpër botë. “Sport Mediaset”, madje, e cilësoi bukuroshen shqiptare të ngjashme me modelen e famshme Larissa Riquelme.

Por pas Kombëtares Shqiptare, Rikja deklaroi publikisht edhe mbështetjen e skuadrës italiane, ndaj edhe ftesat në ekrane, radio e media të tjera italiane nuk kanë qenë të pakta. Pak ditë më parë, Rikja ishte e ftuara e moderatorit të emisionit “Calciomercato”, Gianluca Di Marzio në “Sky Sport”. Prej pak ditësh, së bashku me familjen, Rikja po pushon në bregdetin e Puglias.
Por tani që 27-vjeҫarja është e njohur nga të gjithë edhe në Itali, ka edhe më shumë provokime, ngacmimet apo komplimente nga italianët. Për këto të fundit, ajo thotë se në Itali janë të shpeshta dhe më shumë “më komplimentojnë për portretin, por edhe për trupin. Dhe kryesorja, për faktin që jam shumë e thjeshtë si vajzë”,– thotë Rikja për gazetën Panorama. Ndërsa për linjat, ajo rrëfen se nuk përpiqet aq shumë, nuk bën as palestër “madje jam shëndoshur këtë verë”, por “çdo gjë është origjinale në trupin tim.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img