Pasi Katedralja e Notre Dames u rihap dje në Francë ku morën pjesë liderë prej më të rëndësishmëve në botë, Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka rikujtuar se gjatë qeverisjes së tij u patën ndarë 20 mij euro për rindërtimin e saj ndërsa brenda vendin kishte pas “kritika shkurt-pamëse”.
Postimi i Haradinajt:
Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh.
Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale.
Sot, bashkë me popullin francez, urojmë dhe festojmë rilindjen e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçarë të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame në Paris. 🇽🇰