1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rihapja e “21 Janarit”, Gjokutaj: Skenar politik nga Rama, synohet mbajtja e Berishës nën akuzë

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi nga studio e Debat në A2 CNN se rihapja e dosjes së 21 Janarit, bëhet me qëllim për të mbajtur nën akuzë liderin e opozitës.

Sipas tij rihapja e çështjes vjen në një moment kur dosja Partizani sipas tij “është një përrallë nga e kaluara”.

“Qëllimi është të akuzojmë Berishën dhe Bashën si urdhërdhënës, por të mos harrojmë se komandanti i Gardës dhe komandanti i grupit të zjarrit janë dënuar me vendim të formës së prerë të parishikueshëm dot më për shkak të procedurës penale të bërë nga kjo mazhorancë, nuk mund të rëndohet pozita, mund të kërkohet vetëm për pafajësi.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje nga pakujdesia dhe s’ka sesi bashkëpunëtorët, urdhërdhënës, sipas tyre të akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese. Që këtu ka marrë fund. Ky është një skenar politik që po e përdor Rama, pasi po shohin se çështja e Kompleksit Partizani është një përrallë nga e kaluara”, tha Gjokutaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img