2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rihannës i vdes kushërira në moshën 28 vjeçare

Kushërira e Rihanna-s, Tanella Alleyne, ka vdekur në moshën 28-vjeçare, sipas mediave të huaja.

Alleyne vdiq të dielën, më 13 gusht dhe funerali u mbajt në fillim të kësaj jave në kishën e famullisë St George në Barbados, raporton Loop News.

Shkaku i vdekjes nuk u dha, por sipas mediave nëna e saj, Julie-Ann Bryan, mjekët panë një masë të madhe të zezë pas një skanimi CT, para se të vdiste.

Vdekja e Alleyne vjen gjashtë vjet pasi vëllai i saj Tavon Alleyne 35 vjeç, u qëllua për vdekje në moshën 21-vjeçare në Boxing Day. Ai u vra një ditë pasi kaloi Krishtlindjet me Rihanna. Identiteti i vrasësit të tij nuk dihet ende

Këngëtarja e Umbrella mori pjesë në funeralin e tij dhe u pa e pushtuar nga emocionet, duke fshirë lotët poshtë syzeve të diellit. Ajo më vonë ngarkoi dy foto në Instagram, ku në njërën shiheshin lulet për nder të kushëririt të saj dhe një foto tjetër ku shihej ai.

‘Fli mirë shok…ne jemi të qetë duke e ditur që je në një vend më të mirë se ne’, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotove.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img