Rihanna ka shfaqur një pamje të re në New York të enjten, duke u parë pa grim dhe me stilt ë ri flokësh me gërsheta, ndërsa po bënte blerje në dyqanin Target.
Ajo ishte veshur thjesht me një kapuç të zi, pantallona sportive dhe syze të errëta, duke mbajtur një çantë Louis Vuitton.
Dita e mëparshme, një gjyqtar diskutoi nëse Rihanna dhe partneri i saj, ASAP Rocky, janë të martuar ligjërisht gjatë një seance për akuza ndaj reperit për sulm me armë, shkruan DailyMail.
Avokati i Rocky-t, Joe Tacopina, tha se ai nuk e dinte nëse çifti është i martuar, dhe gjykatësi sugjeroi të përdorej termi “partnerë” nëse nuk janë ligjërisht të martuar.
ASAP Rocky, i cili është akuzuar për një konfrontim me reperin ASAP Relli në 2021, përballet me akuza për sulm me armë dhe mund të marrë deri 24 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Gjyqi, i cili është planifikuar të vazhdojë më 21 janar, ka për qëllim përzgjedhjen e jurisë.
Avokati i Rocky-t ka thënë se klienti i tij nuk është i interesuar për një marrëveshje me prokurorinë, duke e quajtur rastin “thelbësisht të dobët”.