2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rihanna do të performojë në “Oscars 2023”

Disa javë më parë, Rihanna, mahniti audiencën në stadiumin “State Farm” në Glendale, Arizona, me shfaqjen e saj spektakolare të pjesës së parë në “Super Bowl 2023”.

Këngëtarja ka bërë një rikthim madhështor në skenë dhe ka shfrytëzuar rastin për të zbuluar shtatzëninë e saj të dytë.

Tani, artistja e hitit “Umbrella” do të performojë në një tjetër event prestigjioz: Edicionin e 95-të të Çmimeve të Akademisë.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se Rihanna do të performojë këngën “Lift Me Up” nga filmi “Black Panther: Wakanda Forever” gjatë ceremonisë së Oscars më 12 mars.

Akademia sivjet ka nominuar “Lift Me Up”, një këngë nga filmi “Black Panther: Wakanda Forever”, për këngën më të mirë origjinale.

Kënga u shkrua nga Rihanna, Tems (Temilade Openiyi), Ludwig Goransson dhe regjisori i filmit, Ryan Coogler.

Ky është nominimi i parë i Rihannas për një çmim “Oscar”.

“Hold My Hand” shkruar nga Lady Gaga dhe BloodPop për filmin “Top Gun: Maverick” është gjithashtu në garë.

Me performancën e saj të ardhshme në “Academy Awards”, ylli nga Barbados tani është bërë gruaja e parë në histori që performon në dy shfaqjet e mëdha në të njëjtin vit.

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga publikimi i albumit të saj të fundit (2016), ndikimi i Rihannas në industrinë e muzikës vazhdon.

Me gjithë fokusin aktual në përpjekjet e biznesit – duke përfshirë lansimin e fundit të linjës së saj të katërt të të brendshmeve “Savage X Fenty” – hitet e saj janë akoma po aq të dëgjuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img