Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit.
Kjo zyre është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.
Memorandumi do të nënshkruhet në objektin e Komunës së Prizrenit, duke filluar nga ora 11:00.