-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rifat Jashari kalon vikendin me Bekimin e Besartën: “Bekim, i drejtë para Zotit e para popullit, gjithmonë je në rrugën e drejtë”

Kryefamiljari i familjes legjendare Jashari, Rifati, po qendron ka kaluar vikendin me fëmijët e vëllaut të tij, Hamzës. Baca Rifat ka drekuar së bashku me Bekimin e Besartën.

Kujtojmë se javëve të fundit Baca Rifat është angazhuar personalisht t’i jep mbështetje Bekimit në kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Skenderajt, me ç’rast e kishte vizituar edhe në zyren e komunës. 

Postimi i Besarta Jasharit 

E diela ka kuptim të veçantë për familjen.

Edhe këtë të diel, zgjodhëm së bashku me familjen time ta kalojmë në Prekaz – aty ku shpirti më pushon.

Të dielat e fundit, po i begaton prezenca e mixhës Rifat që ka ardhë nga Gjermania, e ne nuk po ngopemi me prezencën dhe tregimet e tij.

Derisa drekonim, mixha na tregonte për rininë e tij, për Prekazin e asaj kohe dhe për rrethanat e vështira me të cilat përballeshim si familje. 

Koha ecte, dreka nuk po mbaronte – unë e Bekimi u zhytëm në tregimet e mixhës… Derisa mixha na tha:
“çohuni e vazhdojmë te oxhaku” 

Biseda natyrshëm vazhdoj me aktualitetin, secili tregonim për përditshmëritë tona, e mixha për çdo gjë ka këshillën e duhur. 

Edhe për Bekimin e kishte këshillën e duhur:
“Bekim, i drejtë para Zotit e para popullit, gjithmonë je në rrugën e drejtë” 

Mua s’më mbetet tjetër, përkrahë mixhës Rifat, ta mbështesë Bekimin – të bashkuar si çdo herë familja jonë.

Të dashur miq, kaloni një të dielë të mirë pranë familjeve të juaja. 

E juaja,
Besarta Hamëz Jashari, Prekaz

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img