Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Jashari tha se për këtë ditë është derdhur shumë gjak, por sipas tij, ata gjak është paguar.
“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak por është paguar ata gjak. Dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo qe janë”, ka thënë Jashari për EkonomiaOnline.
Sot në nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kuvendi ka mbajtur seancë solemne, ndërsa në sheshet qendrore të kryeqytetit kanë parakaluar ushtarët dhe policët e Kosovës.