Biznesmeni Ridvan Muharremi është liruar nga paraburgimi, pasi Gjykata e Apelit ka konstatuar se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk kishte arritur të vërtetojë dyshimin se ai dhe dy zyrtarët e MINT kanë krye kryer veprat penale për të cilat dyshohen.
Avokati Mahmut Halimi ka publikuar një foto së bashku me klientin e tij Ridvan Muharremi, pas lirimit nga paraburgimi, ku ndër të tjera ka shkruar “pimë nga një gotë për juve kureshtarët”.
Ridvan Muharremi, u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim me rezerva shtetërore bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.