Mbjellja e flokëve është një trend në rritje në Kosovë. E, fenomenit të mbjelljes së flokëve nuk i ka ikur as gazetari, Ridvan Berisha.
Berisha për Front Online ka treguar si erdhi deri tek marrja e vendimit për të ndryshuar dukjen e tij.
Ai ka treguar se kur vendosi ta bënte këtë ndërhyrje ishte habitur gruaja dhe miqtë e tij.
“Ky ishte një vendim që e mora aty për aty, janë habitur nga vendimi im gruaja dhe miqtë. Nuk e kam bërë për trend vetëm ka qenë rastësi e vendimmarrjes time dhe nuk jam pishman”, u shpreh Berisha.
Berisha ka inkurajuar personat të cilët dëshirojnë të duken ndryshe të kryejnë këtë ndërhyrje.
Sipas tij, ja vlen të provohet kjo eksperiencë.
“Tash pas disa muajsh jam me një pamje që as unë nuk e kam besuar. Specialistët e klinikës janë munduar ta ndjekin vijën origjinale të flokut kur e kam pasur si fëmijë. Jam duke i ndjekur edhe disa seanca jam në kontakt me klinikën në Tiranë. Unë nuk kam pasur asnjë problem pas mbjellës së flokëve, por kushdo që e ndjenë vetën në nevojë për t’u dukur ndryshe ndoshta ja vlen”, rrëfeu Berisha për Front Online.