2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ribery ende se ka harruar humbjen e Topit të Artë në vitin 2013

Franck Ribery ka zbuluar se ende nuk e ka harruar rezultatin përfundimtar të Topit të Artë të vitit 2013.

Ylli i Bayern Munich që kishte fituar Ligën e Kampionëve, u rendit vetëm i treti në garën për Topin e Artë, pas Cristano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Rezultatet e votimit ishin më të përafërta se kurrë, me Ronaldon që mori 27.99 për qind të votave, Messit 24.72 përqind dhe Ribery me 23.36 për qind.

“E pash veten si fitues të Topit të Artë. Është e vërtetë”, ka deklaruar Ribery për L’Equipe.

“Edhe sot, mendoj se e kam merituar atë. Unë ende nuk e kam harruar atë. Kam bërë gjithçka për ta pasur atë”.

“Unë shënova në të gjitha ndeshjet. Fitova të gjitha që mund të fitoja me Bayernin. Unë nuk mund të bëja më mirë. Kam pasur një vit shumë, shumë, shumë të madh në aspektin personal”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img