Site icon PrishtinaPress

Ri-kthim i magjishëm i Saranda Tahirit në skenën muzikore

Këngëtarja Saranda Tahiri, dikur fituesja e shumë festivaleve muzikore, muajt e fundit ka bërë një ri-kthim të magjishëm për të zënë vendin aty ku e kishte dikur, në majat e suksesit të këngës shqipe.

Saranda vjen nga familja me një identitet muzikor. Ajo është vajza e solistit të mirënjohur Islam Tahiri i cili ka lënë gjurmë në muzikën e mirëfillt shqipe. Po ashtu Saranda është motra e këngëtarit të madh të estrades sonë Labinot Tahiri si dhe motra e këngëtares Anduenes.

Saranda është shquar gjithmonë për zërin e saj melankolik dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit si dhe për elegancën e saj.

Saranda në një prononcim për PrishtinaPress ka thënë se ka respekt për shumë kolegë të estradës të cilët punojnë dhe kanë përgjegjësi në punën që bëjnë ‘’Këngëtarët e estradës shqiptare janë shumë në numër por ka pak nga ata që mbetën artistë dhe japin mesazhe të logjikshme me proces dhe pak nga ato bëjnë këngë të mirëfillta, andaj mesazhi im për shumë këngëtarë është përkushtimi edukimi dhe profesionalizmi i këngës të jetë në nivele të larta artistike që të ketë mesazh dhe ndikim pozitivë tek publiku’’ tha Saranda.

Saranda muajt e fundit ka ndezur diasporen duke kënduar në mbrëmje argëtuese pasi edhe vet jeton dhe vepron bashkë me familjen e saj në Gjermani. Saranda ishte këngëtarja e vetme që kishte kënduar në mbrëmjen festive të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Frankfurt ku të gjithë mysafirët ishin impresionuar me paraqitjen e saj dhe këndimin. Duartrokitje ajo kishte marrë edhe nga shumë mysafirë të huaj që ishin prezent të cilët edhepse nuk e dinin gjuhën shqipe ata mirë e kuptonin melankolinë e zërit të saj.

Po ashtu për nder të festës së 8 marsit ajo kishte kënduar para qindra grave të cilat kishin ardhur për të festuar se bashku dhe për ta dëgjuar Saranda Tahirin. Shumë shpejt pritet që Saranda bashkë me vllaun e saj Labin do të ketë një turne nëpër qytete të ndryshme pasi siç dihet Labi ka një kohë që nuk ishte nëpër Europë pasi sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës kishte premtuar se nëse nuk ndodh liberalizimi, atëherë ai do të dorëzojë pasaportën e tij, si shenjë solidarizimi me qytetarët e tjerë në Kosovë. Ndërsa që tani Labi nuk është më pjesë e Kuvendit ai është pajisur me pasaport dhe me vizë dhe diaspora mezi pret që ai të jetë prezent nëpër mbrëmje që organizon mërgata jonë./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version