Rezultatet preeliminare në Mal të Zi: Shqiptarët me dy deputetë në parlament
PrishtinaPress
Qendra e monitorimit, CEMI ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot.
Sipas të dhënave paraprake, Aleanca Shqiptare ka fituar 1.3 për qind të votave, gjegjësisht do të përfaqësohet me një deputet në parlamentin malazez. Edhe Forumi Shqiptar ka fituar një mandat në saje të 1.9 për qind të votave.
Ndërkohë, lëvizja që e ka udhëhequr presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, “Evropa Tani” ka fituar 25.5 për qind të votave, sipas të dhënave paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI).
Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.2 për qind, , raporton rtcg.
“Për të ardhmen e Malit të Zi” ka fituar 15.5 për qind ndërsa koalicioni “Hrabro se broji” – Demokratët dhe GP URA e Dritan Abazoviqit fitoi 12.5 për qind.
Më poshtë gjenden rezultatet dhe numri i mandateve:
Partia boshnjake – 7 për qind – 6 mandate parlamentare
Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,5 për qind – një mandat
“Drejtësia për të gjithë” – 2.7 për qind – pa mandat
“Për ty” (PKSH dhe Demos) – 3.5 për qind – tre mandate
Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1.2 për qind – pa mandat
Aleanca Shqiptare – 1.3 për qind – një mandat
Përmbysje e Lëvizje 1.4 për qind – pa mandat
Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat
“Po. Mund ta bëjmë për Malin e Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat