Sonte ka përfunduar faza e grupeve në Europa League, ku janë mësuar të gjitha skuadrta që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt.
Roma, West Ham, Leverkusen e Villarreal kanë shënuar fitore ndaj skuadrave si Sheriff Tiraspol, Freiburg, Molde, respektivisht Rennes, shkruanIndeksOnline.
Rezultatet të gjitha ndeshjeve të javës së gjashtë të fazës së grupeve në Europa League.
Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar tetë skuadrat të cilat kanë siguaruar kualifikimin direkt në1/8 e finales dhe ato në 1/16 e finales.
Në 1/8 e finales do të luajnë skuadrat si: West Ham, brighton, Rangers, Atalanta, Liverpool, Villarreal, Slavia Praha dhe Beyer Leverkusen.
Në 1/16 e finales do të lujanë: Freiburg, Marseille, Sparta Prague, Sporting Lisbona, Toulouse, Rennes, Roma dhe Qarabag, ku do të përballen me skuadrat që vijnë nga eliminimin i Champions League që janë: Galatasaray, Lens, Braga, Benfica, Feyenoord, Milan, Young Boys dhe Shakhtar Donetsk.
Po ashtu tetë skuadrat e vendeve të treta nga Europa League do ti vazhdojnë garat në Conference League, e ato janë: Olympiacos, Ajax, Betis, Sturm Graz, Royale Union SG, Rennes, Servette dhe Molde./IndeksOnline/