Pas publikimit të rezultateve të testit “Pisa 2022”, ku Kosova nuk ka marrë ndonjë rezultat të mirë, pasi që ka pësuar rënie në rangim dhe përformancë, ka reaguar anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu.
Ajo ka thënë se nuk mund të ketë rritje të cilësisë në arsim, kur vet MASHT konstaton se 73% e klasave dhe 33% e shkollave në Kosovë, nuk i plotësojnë kushtet për mbajtje të mësimit.
“Ia lanë fajin pandemisë për rezultatet në PISA, kur i kemi humbë 11 ditë mësimi. Po, me Qeverinë Kurti në fillimvitin shkollor 2022 pa pandemi, i kemi humbë 5 javë mësim e në fillimvitin 2023 i kemi humbur 4 javë pa libra. Me këtë qeverisje, Kosova rrezikon me dalë e fundit herën e ardhshme”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook.