Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet e para nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas për kryetar të kësaj komune do të komunikohen pas një ore e gjysmë.
“Besoj se rezultatet e para do të dalin në orën 21”, ka thënë kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, në një konferencë për media.
Në këto zgjedhje, sipas tyre, kanë marrë pjesë 41% e qytetarëve me të drejtë vote.
Për postin e kryetarit të Drenasit garuan Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga partia Fjala, Elmi Thaçi nga AKR dhe Xhavit Drenori kandidat i pavarur.
Zgjedhjet në Komunën e Drenasit kanë pasuar dorëheqjen e kryetarit Nexhat Demaku, i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në gjykimin njohur si ”Drenica 1 dhe 2”.