Gazeta Express ka siguruar rezultatet nga një vendvotim në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës. Nëse këto rezultate përfaqësojnë trendin e votimit, në Drenas mund të ketë balotazh për herë të parë.
Isa Xhemajlaj, kandidat nga Nisma për Kosovën, ka marrë 84 vota.
Pas tyre renditen Xhavit Drenori, kandidat i pavarur, me 36 vota, dhe Elmi Thaqi nga Aleanca Kosova e Re, me 5 vota.