“Nga mjeku i cili ka kryer autopsinë e Naser Makollit kam marrë konfirmim se raporti i autopsisë mund të jetë gati në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. Pasi të përfundojnë analizat të cilat janë marrë nga Makolli mund të dilet me një raport për autopsinë.”, tha ai për kallxo.com.
Në ndërkohë, prokurori tha ka autorizuar policinë për t’i marrë deklaratat e personave të cilët janë të përfshirë në këtë rast.
46 vjeçari Naser Makolli vdiq të hënën pasdite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan ku ishte dërguar pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në burgun e Lipjanit.
Ai po priste gjykimin në një rast të një vrasjeje në fshatin Sopi të Suharekës si i akuzuar për ndihmë në vrasjen e një të riu.