Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës U21 në futboll.
Skuadra e Prishtinë i është rikthyer fitoreve, duke e mposhtur Dritën në udhëtim me rezultat të 3-2, shkruanIndeksOnline.
Fitore ka arritur edhe skuadra e Lirisë, e cila mposhti Feronikelin me rezultat 3-1.
Ballkani ka pësuar humbje në shtëpi nga Malisheva me rezultat 4-3, ndërsa Dukagjini shënoi fitore 2-1 ndaj Fushë Kosovës.
Ndeshja e vetme e cila përfundoi me barazim ishte ajo mes Llapit dhe Gjilanit, e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Pas përfundimit të xhiros së gjashtë, Liria dhe Prishtina ndajnë kreun e tabelës me nga 13 pikë, të ndjekura nga Llapi, Drita dhe Ballkani me nga 10 sosh.
Në pozitat e fundit ndodhen Feronikeli 74 me 4 pikë dhe Dukagjini me 3 pikë.