Site icon PrishtinaPress

Rezultat i “Listës së Kurtit” – vjen reagimi i Shqipërim Arifit pas rezultatit që Kamberi shënoi në zgjedhjet e fundit

Kryetari i Preshevës njëherit bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, Shqiprim Arifi është deklaruar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Sikurse dje, theksoi që numri i votueseve ka qenë shumë i ultë teksa shtoi se kjo ka ndodhur për shkak se Kurti është përfshirë në atë anë dhe i ka përçarë shqiptarët e Luginës.

Derisa komentoi edhe rezultatin e shënuar nga Shaip Kamberi, Arifi tha se kjo ndodhi për shkak të përfshirjes së Kurtit.

“...Kjo e ka shtyrë edhe rezultatin e “listës së Kurtit” dhe ka mundësuar që të ketë një mini – ngritje të Listës së Kamberit krahas me vitin e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i plotë:

Dje, u përmbyll procesi i zgjedhjeve parlamentare në Luginën e Preshevës, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në tre dekadat e fundit. Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur.

Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc.

Injorimi dhe neglizhimi i takimeve dhe bisedimeve me krerët e shtetit amë – Shqipërisë, është një përgjegjësi morale e kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, edhe Albin Kurti. Marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës.

Për këtë momentum politik, do të mbajnë përgjegjësi gjithë lidershipi shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Këto zgjedhje janë kthim prapa për shqiptarët në Luginë, jo vetëm përshkak të përçarjes por edhe me përfaqësimin e vetëm një deputeti në parlamentin serb, përkundër potencialit për të dërguar tre apo katër deputetë.

Përtej arsyeve që çuan në bojkot, është dhe vetëdija e qytetarëve me pritshmëritë nga rezultati që do të sjellte deputeti në Beograd, ku fatkeqësisht çdo mandat i deputetit dekadave të fundit i ka zhgënjyer.

Shqiptarët nuk presin më që në Beograd një apo dy deputetë të mund të sjellin ndryshime për shqiptarët. Historikisht, deputetët, me mungesën e efekasitetit të tyre, nuk kanë arritur të sjellin rezultate pozitive për popullsinë shqiptare të Luginës, sepse në radhë të parë i kanë shërbyer përmbushjes së apetitve personale-partiake, me politika egocentrike.

Njejtë patëm paralajmëruar edhe për dërgimin e mjeteve të Kosovës – Fondin 2 milion euro, të cilat u keqëpërdorën brutalisht nga PVD-ja për këto zgjedhje parlamentare, të cilët i investuan në blerjen e votave. Kjo e ka shtyrë edhe rezultatin e “listës së Kurtit” dhe ka mundësuar që të ketë një mini – ngritje të Listës së Kamberit krahas me vitin e kaluar. Pra, korrupsioni lokal duke keqpërdorur mjetet e Kosovës për blerjen e votave për Kamberin, ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm ditën e djeshme.

Por, çka mbetet e paqartë është qëllimi i Kryeminstrit Kurti, pas gjithë atij investimi në zgjedhjet parlamentare; a po synonte të dërgonte më shumë se një deputetë dhe rezultatet devijuan nga planet e tij, apo po synonte të dërgonte vetëm Kamberin si deputet të vetëm si doraputhës kryesor. Kjo paqartësi mbetet e padefinuar.

Falenderim i veçantë kandidatit tonë Visar Memeti dhe kandidateve tjerë, anëtarëve dhe gjithë strukturës së ALTERNATIVA për Ndryshim dhe mbi të gjitha për komisionerët tanë në vendvotime për punën e përpiktë dhe profesionale që kanë bërë në procesin e djeshëm. Votuesve e partisë më të madhe në Luginë, ALTERNATIVA për Ndryshim, ndarja në dy lista dhe mbështetja selektive e kryeministri Kurti sollën një dëshpërim që çoi deri në bojkot të këtyre zgjedhjeve. Rrjedhimisht, rezultati i listës sonë pasqyron më së miri këtë dëshpërim dhe për këtë arsye e kemi vetëm një deputet dhe jo tre.

20 vjet përvojë politike të Kamberit dhe Mustafës (tek e cila Mustafa ishte gjithëher kundër PVD-së së Kamberit, 20 vjet zhvatje dhe bashkëpunim me Serbin dhe që kanë dëshpëruar qytetarët panderprerë. Sot, pasi kanë përcarë shqiptarët në Luginë dhe ende pas 20 viteve nuk mësuan t’i lënë anash interesat personale dhe të krijojnë unitet mes shqiptarëve, u bënë bashkë për po të njejtin qëllim, u bashkuan rreth burimit të vetëm nga i cili mund të zhvatin e që është buxheti i qeverisë së Kosovës. E në anën tjetër në parlamentin serb përveç që do ta puthin doren e Vuçiqit, rezultatet dhe zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve do të jenë 0.

Exit mobile version