Site icon PrishtinaPress

Rezolutat e përçarjes

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë assesi nuk po pajtohen me rezolutat që po i propozon tabori tjetër.

Kështu, as rezoluta e re e hartuar në fundjavë nga liderët e koalicionit qeverisës për dialogun me Serbinë nuk e ka përkrahjen e partive opozitare, të cilat e vlerësojnë si të papranueshme atë rezolutë, shkruan Zëri.

As rezoluta e re mbi dialogun, e hartuar nga liderët e koalicionit qeverisës para dy ditësh, nuk pritet t’i bëjë bashkë pushtetin e opozitën rreth fazës finale të negociatave me Serbinë.

Në propozim-rezolutën e pushtetit theksohet qëndrimi i Kuvendit kundër prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjithashtu kërkohet mandatimi i ekipit negociator i kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Megjithatë, spektri politik në Kosovë do të vazhdojë të jetë i përçarë edhe më tej sa i përket dialogut me Serbinë.

Exit mobile version