0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rezoluta kundër Dick Martyt, në Strasburg shkojnë edhe Çitaku e Çollaku

Sot në Strasburg, do të zhvillohet mbledhja në Këshill të Evropës, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajë fjalim në të do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Në Strasburg, siç ka njoftuar ajo vetë, është edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Bashkë me Çitakun, është edhe Sekretari i PDK-së për Integrime Euro-Atlantike, Bekim Çollaku.

Çitaku, në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se: “Nuk rishkruhet historia”.

Përndryshe Kuvendi i Shqipërisë i përcolli në 12 gusht të këtij viti zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img