1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rezoluta e Parlamentit Evropian bën thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës

Parlamenti Evropian me anë të një rezolute i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

Kjo rezolutë është miratuar të mërkurën nga Parlamenti Evropian.

Gjithashtu në këtë rezolutë i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

“Mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në pikën 70 të kësaj rezolute.

Tutje thuhet se dështimi për të avancuar në normalizimin të marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve.

“Shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; bën thirrje që BE-ja të ketë një qasje të balancuar ndaj ndërmjetësimit ndërmjet palëve për të kapërcyer ngërçin aktual; kujton se dështimi i dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një aktor i besueshëm i politikës së jashtme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img