0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rezoluta e Kuvendit – muri të rrezohet në janar 2017 (Video)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pajtuar që ta ndryshojë rezolutën për Murin ilegal në veri të Mitrovicës, i ngritur nga autoritete lokale atje, në fillim të këtij muaji.

Në këmbim të votës së partive në pushtet, AAK ka pranuar që të heq dy pikat e para: shkarkimin e ministres Edita Tahiri dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë.
Tash, me rezolutën e cila do të shkojë për votim në Kuvend këtë javë, kërkohet që muri të rrënohet brenda muajit janar.
Pal Lekaj, nga AAK, për Radio Televizionin Dukagjini thotë se gjatë një takimi të sotëm, Rezoluta me ndryshime është mbështetur nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare.
“Ne kemi menduar që ky mur duhet të rrënohet dhe Parlamenti duhet të sjell një vendim që të afatizojë rrënimin e murit, përndryshe Rezoluta nuk ka kuptim. Ne kemi rezistuar në një unifikim dhe kemi marrl mbështetje të të gjitha grupeve parlamentare dhe kurdo që mbahet seanca në mënyrë unanime do të përkrahen rekomandime”, ka thënë ai.
Muri në veri është vendosur pak metra larg urës dhe është vazhdimësi e historisë së trisht të barrikadave që nisi në korrikun e vitit 2011, kur Policia e Kosovës intervenoi për të marr në kontroll pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje. /RTV D/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8r772ttxuVM

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img