Site icon PrishtinaPress

Rezoluta e Brukselit, BE e fal Serbinë, s’e dënon për Rusinë 

Mbështetje të fuqishme mori një Rezolutë e votuar të enjten në Parlamentin Evropian. Me 461 vota për, 53 kundër e 43 abstenime, PE-ja bënë thirrje për hetim ndëkombëtar të parregullsive të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit 2023 në Serbi.

Madje Rezoluta bënë thirrje për kushtëzim të vazhdimit të procesit të negociatave për anëtarësim në BE të Serbisë, dhe në qoftë se vërtetohet vjedhja e votave atëherë duhet të ketë edhe pezullim të parave që unioni i jep Beogradit.

Ndonëse në dokument përmendet ”ndikimi i mediave ruse që kanë bërë fushatë kundër disa kandidatëve të opozitës serbe”, rezoluta është ndër të parat që nuk thërret për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia.

Dushan Janjiq, udhëheqës i Forumit për Marrëdhënie Etnike, me seli në Beograd, thotë se euro-deputetët ”vepruan mençur” që në këtë dokument shmnagën kërkesën për sanksione ndaj Moskës  e që nuk e përmenden Kosovën.

”Mirë që parlamentarët evropianë arritën që çështjen ta fokusojnë në zgjedhje. Madje ata nuk shkuan as te Kosova, si temë, e as te Rusia. Sepse këto janë subjekt i Rezolutave dhe kërkesave tjera të Parlamentit Evropian. Ky parlament në disa raste ka shpalosur nevojën që Serbia t’i vendos sanksione Rusisë, pra ta dënoj agresion rus në Ukrainë. E sa i përket Kosovës, ashtu siç është paralajmëruar do mund të ketë një debat”, tha Janjiq.

Për votimin e së enjtes ka reaguar shefja e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq, që tha se rezolutat e PE-së “vijnë e shkojnë, dhe se kjo e këtij 8 shkurti, sipas saj nuk është as e para e as e fundit”.

Exit mobile version