Rezi dhe Besforti nuk po kursejnë njëri-tjetrin nga kunjat e as nga debatet në shtëpi.
Kësisoj, Rezi i ka propozuar Besfortit që të dalë vetë nga shtëpia duke thënë se po të isha në vendin tënd kështu do të veproja.
“Çdo herë që vjen Prime flasim për ty pasi gjatë javës ti nuk je knej dhe nuk bën asgjë. Do ta mundësojë të rrish edhe një javë, por po të isha në vendin tënd do të dilja vet nga shtëpia”, u shpreh Rezi.
Kujtojmë se në nominim me automatizëm nga “Vëllai i Madh” për thyerje të rregullave janë Besforti, Rezi, Mevlani dhe Xuxi teksa i’u bashkuan edhe Drenusha dhe Bay T si më pak të preferuarat e publikut.