-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rezervat e shtetit, Ministria e Rozeta Hajdarit përmend me emër Prokurorin që ia arrestoi dy zyrtarë

Pak ditë pas raportimeve në media rreth dyshimeve për dallavere me rezervat shtetërore, Policia e Kosovës dhe Prokuroria sot herët në mëngjes kanë zbarkuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Indsutrisë, ku kanë arrestuar dy zyrtarë dhe kanë marrë disa dokumentacione me vete.

Disa orë pas këtij aksioni, Ministria që drejton Rozeta Hajdari, ka dalë me një reagim për media, në të cilin njofton se kanë mbetur të arrestuar drejtori i Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtori i departamentit për integrime evropiane, Irfan Lipovica.

Ajo që bie në sy në këtë reagim të MINT, është permendja me emër e Prokurorit Valdet Gashi, i cili është duke drejtuar hetimet për rastin e rezervave shtetërore.

“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë erdhën Njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT,  të Drejtorit të Departmentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në njoftimin e MINT.

Shteti ka arrestuar sot edhe Ridvan Muharremin mbi dyshimet e njejta.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img