Rezervat buxhetore shpenzohen për aktivitete politike, sportive e memoriale

51
Advertisement

Ndonëse Kosova gjatë këtij viti nuk është përballur me ndonjë fatkeqësi natyre, fondi buxhetor i ndarë për këtë qëllim tashmë ka filluar të shpenzohet. Nga 4.8 milionë euro sa janë ndarë në buxhetin e Kosovës për rezerva shtetërore, Qeveria e Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar rreth dy milionë euro.

Advertisement

Shpenzimet përfshijnë çështje që nuk kanë të bëjnë kryekëput me qëllimin për çka është i destinuar ky fond buxhetor.

Nga 4.8 milionë eurot e rezervave shtetërore, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për realizimin e aktiviteteve të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 300 mijë euro për Delegacionin shtetëror të Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, 143 mijë euro mbështetje për ekipin olimpik të Xhudos “Ippon” në Pejë dhe 112 mijë euro për rregullimin e këndit të fëmijëve dhe Parkut të Paqes në Preshevë.

Po ashtu, janë ndarë 115 mijë euro për punën e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, pastaj 171 mijë euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për vitin 2019 prokurorëve specialë, kurse për themelimin e Qendrës Përkujtimore në Bllacë – 100 mijë euro.

Vlerat tjera më të vogla se 100 mijë euro janë ndarë për Klubin e Prodhueseve, për renovim të shkollave, për mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit, për Epopenë e UÇK-së në Dukagjin e të tjera, thuhet në Raportin tremujor financiar të Ministrisë së Financave.

Në bazë të ligjit, shpenzimet e paparashikuara apo rezervat shtetërore mund të shpenzohen vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara.

Organizatat përkatëse buxhetore mund të aplikojnë në Ministri për fonde shtesë, por që në aplikacion duhet të shpjegojnë arsyen pse këto fonde nuk kanë mundur të parashikohen.

PostAdssFotoja e reklamës