4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Reyes la pas vetes një karrierë të madhe – 12 trofe, nga to pesë kupa të Ligës së Evropës

Antonio Reyes vdiq në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti me veturë gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Sulmuesi spanjoll ka pësuar një aksident rrugës duke u kthyer në shtëpi, duke gjetur vdekjen së bashku me një kushëri të tijin 23-vjeçar.

E gjithë bota e futbollit mbeti e shokuar pasi Reyes ishte një futbollist i njohur dhe me një karrierë të madhe.

Reyes gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të njohura si Sevilla, Real Madridi, Atletico Madridi, Benfica dhe Arsenali.

Spanjolli aty ka fituar edhe shumë trofe, plot 12, ku spikat gara t e Ligës së Evropës e fituar plot pesë herë.

35-vjeçari ka fituar një trofe të Segunda Division me Sevillën dhe tri Liga të Evropës, ndërsa te Real Madridi ka fituar La Ligan në 2006/07.

Jose Antonio Reyes (Photo by David Ramos/Getty Images)

Me Atleticon Reyes gjithashtu ka pasur një karrierë të bujshme duke fituar dy trofe të Ligës së Evropës, Superkupën e UEFA-s më 2010 dhe Kupën Intertoto.

Te Arsenali spanjolli ka fituar Ligën Premier më 2003/2004, Kupën FA dhe Carabao Cup, ndërsa te Benfica ka fituar kampionatin në sezonin 2008.09.

Trofetë e Reyesit:

Trofetë e Reyesit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img