Site icon PrishtinaPress

Rexhepi rreshtohet pro Amerikës dhe kundër Levicës, koalicionit që do të hiqte njohjen e Kosovës

Tani ka filluar seanca e Kuvendit për votimin e besimit të Qeverisë. Deputeti dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi ka njoftuar se nuk do të marr pjesë fare në seancë. 

Ai ka thënë se ka vënë përpara vetes intereset e popullit dhe shtetit në radhë të parë.

“Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV.
Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. 

Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.
Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura” shkruan Rexhepi në njoftim.

Exit mobile version