Site icon PrishtinaPress

Rexhepi për marrëdhëniet Kosovë-Bosnje: Stagnimet vijnë nga etniteti serb

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtave të Njeriut, Emilja Rexhepi përveç masakrës së Srebrenicës, ka përmendur edhe marrëdhëniet politike mes Kosovës e Bosnje – Hercegovinës.

Rexhepi ka përmendur se ka patur një takim së fundi në shtetin fqinj, duke shënuar vizitën më të lartë dhe të parën të institucioneve të Kosovës atje.

“Unë pata takim me ministrin e jashtëm, Konakovic, insistova që të na ndihmoj në drejtim të njohjes së shtetit, të paktën të zotohen për atë që kanë nënshkruar në Berlin për lëvizjen e lirë të popullatës”, ka veçuar Rexhepi.

Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe shkaktarin kryesor të ngecjes së marrëdhënieve ndër-shtetërore.

“Ajo çfarë dëgjova nga ta ishte se stagnimet vijnë nga etniteti serb i Bosnjës, pra gjithëçfarë lidhet me Kosovën pengohet nga ta. E dini si në Bosnje nuk mund të arrihet asgjë nëse përfaqësuesi serb nuk jap sinjalin për ‘pro”, është shprehur ajo për RTK-në.

Mysafiri i Mëngjesit-Emilija Rexhepi - Zv/kryeministre për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut

Exit mobile version