0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rexhepi: Institucionet publike të punësojnë së paku nga një person me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të personave me Aftësi të Kufizuara Zyra e Kryeministrit ka organizuar konferencën “Mundësi të barabarta për të gjithë”.

Me këtë rast u tha se shpallja e vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara nga Qeveria e Kosovës është bërë me qëllim të mobilizimit për një Kosovë që ofron mundësi dhe qasje të barabartë për të gjithë. Derisa u theksua nevoja që në çdo institucion të nivelit qendror apo lokal të punësohet së paku nga një person me nevoja të veçanta.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi u shpreh se si qeveri synojnë që ta zbusin sado pak kriteret infrastrukturore dhe diskriminuese që askush të mos ndihen i hendikepuar.

Ajo tha se ka kërkuar edhe nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal që të punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.

Kryeministri, Albin Kurti jep gjithçka nga vetvetja që personat me invaliditet të ndihen të njëjtë dhe të zbusim pak a shumë kriteret infrastrukturore dhe diskriminuese në çdo bazë që ju mos të ndiheni të hendikepuar. Si qeveri kemi ndërmarrë shumë aktivitete të rëndësishme që të ndodh kjo dhe unë kam kërkuar personalisht tek të gjitha ministritë në nivel qendror dhe lokal që të punësojmë së paku nga një person në të gjitha institucionet në mënyrë që të japim hapësirë dhe t’i respektojmë ligjin dhe t’i japim hapësirë që njerëzit e rinj që kanë kryer fakultetin të punësohen në ato institucione”, u shpreh Rexhepi.

Rexhepi tutje u shpreh se Qeveria e Kosovës ka për qëllim të krijojë një rrugë të drejtë për një Kosovë pa pengesa për të gjithë.

“Shpallja e vitit 2022 si vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, Qeveria e Kosovës ka për qëllim që të mobilizojë burimet e saj në mënyrë që të krijohet një rrugë e drejtë për një Kosovë pa pengesa për askënd pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë kombëtare, gjuhën që flet, dhe prejardhjen dhe racën e tyre. Mendojmë që vizioni ynë, i qeverisë sonë të re ka për qëllim që të ofrojmë mundësi të barabarta dhe qasje të barabartë për të gjithë dhe janë akterë të vërtetë dhe të marrin pjesë në shoqërinë tonë“, theksoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img