Site icon PrishtinaPress

Rexhep Selimit mund t’i kërkohet që të kthehet në Kosovë

Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK-së, i cili gjendet në Hagë, ka një proces gjyqësor të lënë në gjysme në Kosovë.

Për RTV Dukagjini kanë deklaruar se ai dhe disa persona të tjerë akuzohen se në nëntor të 2015-ës kishin penguar policinë për të arrestuar Albin Kurtin, i cili tashmë është kryeministër i Kosovës.

Një seancë gjyqësore për këtë akuzë ka dështuar të nisë gjatë javës së kaluar.

E kjo mund t’ia mundësojë Selimit që të kthehet në Kosovë.

Gjykata Speciale në një përgjigje për RTV Dukagjinin kanë thënë se do t’i përgjigjen Kosovës në përputhje me ligjin.

Ndërsa, Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka treguar nëse kanë bërë kërkesë për të sjellë Selimin në procesin gjyqësor.

Në anën tjetër avokati, Tahir Recaj thotë se nuk ka asnjë arsye që Selimit të mos i mundësohet një gjykim i tillë në Kosovë.

“Unë besoj se do t’i mundësohet Selimit të kthehet në Kosovë për një gjykim të tillë. Vetëm duhet të bëhet kërkesa për një gjë të tillë. Ndoshta duhet dërguar edhe aktakuza që kërkesa të jetë më e besueshme. Nuk ka asnjë arsye pse Selimi të mos sillet në Kosovë” deklaroi për RTV Dukagjinin, Tahir Rrecaj.

Mendim të njëjtë ka edhe avokati Artan Qerkini, i cili thotë se Specialja e ka obligim ta sjellë në Kosovë Selimin.

“Ju e dini që në Kosovë nuk lejohet gjykimi në mungesë. Prandaj Specialja është e obliguar të sjellë në Kosovë zotin Selimi pasi edhe që edhe Specialja është gjykatë vendore në aspektin juridik” deklaroi Qerkini.

Exit mobile version