Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë të cilët kremtojnë sot Festën e Pashkëve, transmeton Klan Kosova.
Selimi urimin e tij të postuar në Facebook e ka përcjellur me një poezi të kolosit Atë Gjergj Fishta.
“Vërtetë ne kemi
Bajram e Pashkë,
por Shqipërinë
e kemi bashkë.”
At Gjergj Fishta
Selimi me të njëjtat vargje u kishte uruar pashkët katolikëve edhe vitin e kaluar.
Edhe ne, duke përcjellur Selimin, po e postojmë lajmin me fotografinë e njëjtë, sikur para një viti.