“Duket që videot e postimet i kanë zënë vendin operimeve konkrete. Në ato video jo që kanë qenë të gatshëm, por nuk i kanë nxjerrë fort mirë. Heronjtë janë ndryshe, jo me fotografi”, ka thënë ai.
Ai nuk e sheh në rregull edhe postimin e fotografive nga ana e pjesëtarëve të Policisë gjatë atij misioni, duke thënë se kjo nuk ishte mirë për imazhin e vendit
Pikërisht për zhvillimet e fundit, BE-ja ka thirr takim në nivel të lartë në Bruksel. Selimi thotë se kryeministri kosovar, Isa Mustafa, duhet t’i thotë jo kësaj ftese.
Sipas tij, Kosova po e mirëmban rrugën integruese të Serbisë në Bashkimin Evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=5VM30vt1tEo