Site icon PrishtinaPress

Rexhep Selimi: Kam pasur respekt për Xhemajl Mustafën

Beriane Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, ish –këshilltarit të Presidentit Ibrahim Rugova, i vrarë pas luftës, javën që shkoi tha se deputeti i VV’së Rexhep Selimi është dashur të kontaktohet nga prokuroria për rastin e babait të saj. Selimi sot ka folur në T7, në emisionin Frontal, ku ka thënë se është i hapur që prokuroria t’i drejtohet atij.

Ndërsa në lidhje me Xhemajl Mustafën, Selimi ka thënë se vlerëson kontributin e tij dhe ka pasur respekt për të.

Vajza e Xhemail Mustafës e cila ishte mysafire në Frontal javën e kaluar tha se prokuroria është dashur ta kontaktojë deputetin e VV’së rreth rastit të babait të saj, i vrarë pas luftës si zyrtar në Presidencën e Kosovës kur atë e drejtonte Ibrahim Rugova.

Ajo tha se pas transmetimit të një dokumentari, ku thuhej se prapa urdhërit për vrasjen e babait qëndron një deputet, Rexhep Selimi, për ditë të tëra është mundura të arsyetohet dhe shfajësohet.

“Kjo gjë më ka bërë të mendoj se ai qëndron prapa urdhrit për vrasje. A qëndron Rexhep Selimi prapa urdhërit për këtë vrasje, duhet që prokuroria të veprojë për këtë”, kishte thënë Beriane Mustafa.

E ndaj kësaj deklarate, të hënën, Selimi në T7 ka thënë se ka pasur respekt për Xhemajl Mustafën duke thënë se ai ka dhënë kontribut të madh.

Exit mobile version