Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexhep Selimi përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka njoftuar Selimi.