Dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me COVID-19 në qendrën e paraburgimit në Hagë.
“Së paku dy prej ish-drejtuesve të UÇK-së kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat tjera për të parë nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagë”, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit.
Këto infektime kanë ndikuar edhe te vizitat e familjarëve, të cilët nuk janë lejuar t’i takojnë ish luftëtarët e UÇK-së.
Në emisionin Debat Plus u raportua se bëhet fjalë pikërisht për Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn, të cilët janë konfirmuar tashmë pozitiv me koronavirus, derisa priten rezultatet për të tjerët.
Në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.