Gur Beka, nxënës në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ditën e Pavarësisë i kishte shkruar një letër Rexhep Selimit, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë për akuzat e ngritura ndaj tij dhe 3 ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Në këtë letër, 7 vjeçari shprehu falënderimet e tij ndaj Selimit, si ushtar që luftoi për ta mbrojtur Kosovën, përcjell Reporteri.net.
Kësaj letre i është përgjigjur vetë 10-shi i UÇK-së, i cili ia dërgoi këtij nxënësi një dhuratë përmes bashkëshortes, Shqipe Selimi dhe vajzës së tij.