0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rexhaj: Pushtetet e kaluara s’janë përpjekur për shtrirjen e sovranitetit në Veri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se nuk ka pasur tentime nga pushtetet e kaluara për ta shtruar sovranitetin në Veri.

Gjatë një interviste te DPT te Fidani në T7, Rexhaj ka thënë se “kjo qeveri duke tentuar ta shtrijë sovranitetin, ndoshta ndërkombëtarët nuk ajnë mësuar me ketë”.

“Nuk ka pasur tentime nga pushtetet e kalune për ta shtruar sovranitetin në Veri”, ka thënë Rexhaj.

Sipas Rexhajt, qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është ndalimi e bandave kriminale.

”Ideja është që një herë e përgjithmonë të ketë një ndalim për strukturat kriminale dhe bandistike në Veri”, ka thënë ai.

Më tutje, deputeti i pushtetit tha se deklarata e Kurtit për zgjedhje potenciale të reja nuk përcakton kohë kur do të mbahen ato.

Ai refuzoi ta cilësojë si “dorëzimin e Kurtit para presionit ndërkombëtar”, për zgjedhjet e reja në Veri që po kërkohen nga perëndimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img