1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rexhaj për çështjet e rezervave shtetërore: Po të kishte hajni, ministrja Hajdari do të ishte në burg

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, është shprehur i bindur se në rast se ministrja Rozeta Hajdari do të kishte kryer ndonjë vepër penale, e njëjta tashmë do të ishte prapa grilave.

Rexhaj ka komentuar raportin e minstres Hajdari karshi skandalave të MINT për mungesat e rezervave shtetërore.

“Ka thirrur konferencë për media për të dhënë detaje, ajo konferencë nëse ju kujtohet…ajo thotë se ka vepruar në pajtim me ligjin dhe e dyta, sikur të kishte hajni ose elemnte të veprave penale, jam shumë i sigurt që Rozeta Hajdari do të ishte në burg”, ka deklaruar ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Çështja e rezervave shtetërore nxiti debate të njëpasnjëshme në studion e “Debat Plus” të martën.

Kritika të shumta dha analisti Astrit Gashi. Ky i fundit përjashton mundësinë e një sekreti shtetëror, ngase sipas tij, aty u përfshin edhe persona të thjeshtë që normalisht nuk do të duhej të ishin pjesë.

“Si është e mundur të jetë një sekret shtetëror dhe një qytetar i Kosovës, Ridvan, të angazhohet në kryerjen e një procesi shtetëror? Çfarë sekreti shtetëror? Kjo është gënjeshtër e pastër…si mundi të hynë në zyren e Minsitrisë këta persona dhe të na thonë secret shtetëror? Nëse kjo është secret shtetër, atëherë dy të parët që duhen të akuzohen janë ministrja, sepse e theu ligjin duke e përfshirë një qytetar të jashtëm”, ka deklaruar ai.

Gashi theksoi se që nga qeveria e përkohshme nuk ka pasur kësolloj veprime amatoreske.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i LVV-së, Enver Haliti, pati edhe një “ftesë” për njërin nga të dyshuarit në këtë rast, biznesmenit Ridvan Muharremi. Ai komentoi një deklaratë të avokatit të të dyshuarit.

“Nuk e kam dëgjuar as Muharremin as ministren Hajdari ta pranojnë…ky është avokati i tij. Ata munden ta nxjerrin në çfarëdolloj mënyrash, edhe kriminelin ta nxjerrin të pafajshëm para Gjykatës, mirëpo ta dëgjojmë. Ai është i lirë, nuk është në paraburgim. Le të dalë ta dëgjojmë”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img