1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rexhaj: Faton Hajrizi është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtarë të institucioneve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha ka folur në Dukagjin, në lidhje me dyshimet se Faton Hajrizi i arratisur nga burgjet e Kosovës, ka vrarë një polic në Serbi. Rexha ka thënë se Hajrizi është një kriminel që ka kërcënuar zyrtarë të institucioneve dhe që nuk mund të krahasohet me ata që organizuan dhe ekzekutuan Banjskën

“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtar të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam. Kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vij nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img