3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rexha: Sulmi fizik ndaj Valon Sylës është më i rëndi ndaj një gazetari

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, thotë se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është më i rëndi që kur u sulmua gazetari Visar Duriqi.

Tutje, Rexha thotë se sulmi i djeshëm është goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes në Kosovë, e cila merret si model, kur krahasohet me vendet në rajon.

“Është një goditje e rëndë ndaj asaj që jemi ta munduar ta ndërtojmë”, tha ai në T7.

Drejtuesi i AGK-së thotë se nuk ka asnjë justifikim të dhunës ndaj gazetarit Syla, sepse kjo është shkelje e lirisë elemetare të garantuara me Kushtetutë.

“Nuk ka në raste të tilla asnjë ‘por’. Është sulm fizik ndaj një qytetari të Republikës së Kosovës për fjalën e lirë”.

Rexha thotë se sulmuesit e kanë bërë me paramendim sulmin ndaj Sylës dhe ai ka qenë i planifikuar.

“Sulmi është i planifikuar dhe është bërë me paramendim. E kanë zgjedhur natëbn, kur kanë besuar se nuk do të identifikohen”, ka thënë Rexha. a

Kryetari i Bordit të AGK-së ka thënë se dënimet e buta ndaj sulmuesve të gazetarëve janë inkurajuese për sulme të tjera.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img