9.2 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Rexha: Institucionet e arsimit të lartë të përmbushin kriteret, ose do t’u tërhiqen akreditimet (Video)

Në emisionin “Përballje”, që transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com, sonte është diskutuar për cilësinë e arsimit në insitucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Në emision është folur për cilësinë në kolegjet e institucionet e arsimit të lartë si dhe për rëndësinë e ranglistave të cilësisë së arsimit si ajo webometrics.

Blerim Rexha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, nga Agjencia e Akreditimit ka thënë se instucionet e arsimit të lartë duhet të përmbushin kriteret nëse duan riakreditim në muajin korrik.

Rexha ka thënë se i kanë njoftuar të gjitha institucionet e arsimit të lartë që ‘nëse nuk përmbushin kriteret ose duhet ata të zvogëlojnë programet ose ne do t’u tëhjekim akreditimet’.

“Në korrik të vitit të kaluar kemi refuzuar mbi 71 programe studimi dhe kemi ndaluar operimin të gjashtë institucioneve të arsimit të lartë . Pra gjashtë institucioneve ju kemi thënë: ju nuk mundeni me regjistru studentë të ri” ka deklaruar Rexha në emisionin “Përballje”, në RTV Dukagjini.

Sipas tij, veprimi i radhës do të jetë marrja e akreditimit të shumë institucioneve, të cilat nuk e përmbushin kriterin për plotësimin me tre doktorë të shkencës.

“Këtë numër minimal të tre doktorëve ne kemi kërku dhe ju kemi bërë me dije të gjithëve më shkrim dhe besoj që në ditët në vazhdim do të kemi takim me secilën prej tyre dhe në mbledhjen që kemi në korrik do t’u themi që kështu nuk shkon ose duhet ata të zvogëlojnë programet ose ne do t’u tërhjekim akreditimet”, ka deklaruar Rexha.

Sipas tij institucionet e arsimit të lartë duhet të publikojnë emrat e stafit, programet, kurrikulat, orarin e mësimit.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img