Site icon PrishtinaPress

Rexha-Haradinajt: Nuk pranova të privatizohen 50 hektarë toke të Kosovës për 5 mijë euro

Blerim Rexha, që u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj nga bordi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit, në reagimin që ia bëri shefit të qeverisë, i ka thënë se edhe nga AKP-ja është dorëhequr për shkak se nuk pranoi të privatizohen 50 hektarë tokë për 5 mijë euro .
Rexha ia ka kujtuar Haradinajt, përmes një reagimi publik, se ka karrierë profesionale gati 10 vjeçare në Siemens të Austrisë dhe mbi 10 vite karrierë të suksesshme në Universitetin e Prishtinës.

“Lidhur me dorëheqjen time nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ashtu siç e kam thënë atëherë, publikisht nuk jam pajtuar me politikat e privatizimit, si p.sh. të privatizohen 50 hektarë toke të Kosovës për 5.000 (5 mijë) euro! Besoj, që të dy pajtohemi, që toka e Kosovës vlen më shumë! Unë, atëherë, vetëm e ngrita zërin! Të tjerat i di opinioni ynë, mjafton të lexohen! Raportet e mia me miqtë ndërkombëtarë, janë gjithnjë e më të mira”, ka shkruar Rexha.

Ndryshe sot gjatë seancës së Kuvendit, Haradinaj e quajti Rexhën “hajn ordiner”, e ky i fundit ia ktheu Haradinajt, duke i thënë se “nuk fyhem nga të paditurit”.

Exit mobile version