0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Revista franceze “Hajde”: Gjashtë yjet me origjinë nga Ballkani, tri nga Kosova

“Hajde”, një prej gazetave online në gjuhën frënge që aktivisht përcjellë zhvillimet në Ballkan, ka publikuar një shkrim në të cilin përmenden gjashtë personazhe nga Ballkani, të cilat Hajde i konsideron si persona që po i japin një tjetër reputacion shqiptarëve nëpër botë.
“Hajde” thotë se përkundër luftërave dhe gjithçkaje që ndodhi në Ballkan viteve të fundit, sot ka emra në kulturë dhe kjo pjesë e Evropës po provon të qetësohet. Gjashtë yjet e Ballkanit, për Hajde.fr, janë Rita Ora, Era Istrefi, Dua Lipa, Bebe Rexha, Eliza Dushku dhe Inva Mula.
“Hajde” shkruan se të gjitha këto gjashtë emra, tri të parat nga Kosova e të tjerat nga Shqipëria, gjithmonë kanë cekur origjinën e tyre dhe kanë ruajtur thjeshtësinë në skenë, para publikut e audiencës.
Hajde shkruan një biografi për secilën prej artistëve, duke nisur me Rita Orën, duke përmendur hitet e Dua Lipës, duke krahasuar edhe njëherë Era Istrefin me emrat si Rihanna e Sia, për të vazhduar me Bebe Rexhën nga Dibra si krijuese të hitit “Monster” nga Rihanna dhe Eminem, shkruan KultPlus.
Eliza Dushkun gazeta online e përmend si një ndër aktoret shqiptare më të arrira në botë, dhe krejt për fund mbetet sopranoja Inva Mula, e lindur në Tiranë por një emër që ka rrokur skenat më të mëdha të muzikës klasike në botë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img